LIÇKA Sedat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1945, në Plug të Lushnjës. Më 11 tetor 1963, me vendim nr. 24, Gjykata e Beratit e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formë arratisje jashtë shtetit në bashkëpunim mbetur në tentativë» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 47, f. 81-82.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]