LIÇO Alma
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

E bija e Nevzat [shih] dhe Eglantinë Liços [shih], shkrimtare. Lindi në vitin 1958, në Tiranë. Më 1968, u dëbua forcërisht së bashku me familjen e saj nga qyteti i Tiranës në fshatrat e Dumresë. U lirua në vitin 1991. Vepra: Krahë të këputur, ISKK, Tiranë, 2015.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]