LIÇO Muamer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Avokat, nacionalist. Lindi në Korçë, në vitin 1894. Studijoi për jurisprudencë në Universitetin e Harvardit. Pas kthimit, ushtroi profesionin e avokatit në qytetin e lindjes. Si nacionalist, u përfshi në lëvizjen dhe aktivitetin e Ballit Kombëtar. U ekzekutua nga komunistët më 1945. Alma Liço, Krahë të këputur, ISKK, 2015, f. 10; AISKK, F. 1, V. 2016, D. 43/1, f. 100; D. 45/2, f. 85-86.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]