LIBOHOVA Dr. Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Jurist, i vëllai i Ihsan Libohovës [shih]. U diplomua dhe u doktorua për Drejtësi pranë Universitetit të Romës. Pas kthimit në Shqipëri u mor me avokati. . Më 23 maj 1952, me vendim nr. 227, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «përgatitje për arratisje jashtë shtetit dhe agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, si dhe konfiskimin e pasurisë. Më vonë, dënimi iu kthye në 101 vjet burg. Vdiq në burgun e Burrelit. Pëllumb Velo, Familja që sundoi Janinën për 200 vjet, TN, 29 mars 2004: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/1, f. 71-72.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]