LIKA Liman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1924, në Tiranë. Më 9 korrik 1952, me vendim nr. 153, Gjykata Speciale e Sigurimit e deklaroi fajtor se «ka qenë anëtar i Ballit Kombëtar dhe roje në pallatin e Shefqet Vërlacit» dhe e dënoi me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/1, FL. 84-85.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]