LIKA Xhafer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Tapizë, Tiranë. Më 7 prill 1948, me vendim nr. 221, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit, sepse ka qenë agjent zbulimi Amerikan» dhe e dënoi me 5 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/1, FL. 13-14.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]