(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1937, në Petë të Vlorës. U dëbua për motive politike. Më 29 korrik 1992, me vendim nr. 14, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Vlorë në Petë (Vlorë), prej vitit 1967 deri më 30 shtator 1991. U arrestua më 1980, dhe më 27 dhjetor të po atij viti, me vendim nr. 260, Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44, FL. 37-40.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]