LIKANI Sheqere
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1962, në Fier. U dëbua për motive politike. Më 13 gusht 1992, me vendim nr. 15, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit bashkë me prindërit nga rrethi Fier në Frakull (Fier), prej 25 majit të vitit 1966 deri më 1982. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44, FL. 4-5.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]