LIKOKA Zaho
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1896, në Vlorë. Më 8 maj 1946, me vendim nr. 99, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi «kriminel lufte, armik të popullit dhe sabotator të pushtetit» dhe e dënoi me 20 vjet burg, punë të detyruar, konfiskim të pasurisë dhe humbje të të drejtës elektorale. Më 1949, dënimi iu kthye në 7 vjet privim lirie. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/2, FL. 53-54.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]