LILA Seit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1921, në Ndroq të Tiranës. Më 19 maj 1950, me vendim nr. 295, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 20 vjet burg, punë të detyruar, konfiskim të pasurisë, si dhe humbje të të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 42/1, FL. 25-26.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]