LIRJONI Muharrem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Korçë. U dëbua për motive politike. Më 6 prill 1992, me vendim nr. 8, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Korçë në Fier, prej vitit 1951 deri më 31 dhjetor 1990, prej të cilave 15 vjet internim. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 47, FL. 17-18.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]