LITA Shukrie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Vleshë të Dibrës. U internua për motive politike. Më 24 prill 1992, me vendim nr. 9, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit/dëbimit nga Peshkopia në Berat e Vlorë, prej vitit 1946 deri më 1953 (internim) dhe nga viti 1953 deri më 30 shtator 1991 (dëbim). AISKK, F. 1, V. 2016, D. 41, FL. 35-36.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]