(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1948, në Finiq të Sarandës. Më 14 shtator 1968, me vendim nr. 110, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut duke u arratisur në Greqi» dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 63, FL. 67-68.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]