(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Mazhar, më 18 prill 1922. Më 16 korrik 1993, në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 4 janar 1992, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni vendosi vërtetimin e njohjes së faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike nga ish i dënuari Muharrem Llaja nga data 13 maj 1950 deri më 10 maj 1956, sipas vendimit nr. 907, datë 28 shtator 1950 të Gjykatës Ushtarake të Gjirokastrës. U dënua me 8 vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandë dhe tradhëti ndaj atdheut». F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 29-31.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit