LLAMBRAQI Ziso
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Delvinë, në vitin 1911. Me vendim nr. 47, datë 16 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirkastrës e deklaroi fajtor për «veprimtari spiunazhi në dëm të interesave të popullit, për veprimtari kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtave elektorale, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Me dekret nr. 65.1963, datë 25 shkurt 1954 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie me punë të detyruar. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 40.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]