(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Linid më 1890, në Delvinë. Më 1 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës, e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi se «ka pasur lidhje me eksponentët e reaksionit dhe të spiunazhit armik, si i prekur nga tatim fitimet dhe nga reformat e qeverisë u hodh në anën kundërshtare duke u bërë udhëheqës dhe inkurajues për elementët reaksionarë të Sarandës». Për këto arsye u dënua me 5 vjet burg, humbjen e të drejtave politike, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Dënimi ka filluar të zbatohet më 5 mars 1946. Në bazë të nenit 51/1 të ligjit 382, 24 dhjetor 1946, dënimi iu kthye në 5 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, f. 196-197.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit