LLESHI Gani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Peshkopi. Më 22 janar 1951, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me kriminelë të arratisur» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Më 22 qershor 1959, iu fal mbetja e dënimit me burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, f. 103-104.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]