LLESHI Gjin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1916, në Shkodër. Me vendim nr. 119, datë 17 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka vepruar në kundërshtim me interest e larta të atdheut», për «tradhëti », për «sabotim dhe propagandë» dhe se ka «bashkëpunuar me gjermanët duke luftuar kundra U. N. Çlirimtare» dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajsthme dhe humbjen e të drejtave politike. Me vendim të Gjykatës së Lartë Ushtarake, datë 29 tetor 1946, iu ndryshua dënimi dhe iu kthye në 20 vjet burg me punë të detyruar. F. 5, Viti 2016, D. 74, f. 61.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]