LLESHI Gjon Frano
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, më 6 dhjetor 1913. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991 dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave dhe shtesën e bërë në pikën 7, të udhëzimit nr. 7, datë 27 shkurt 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 9 janar 1993, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike më 5 shtator të vitit 1943. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 122-123; Gazeta 55, 17 nëntor 2015, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]