LLESHI Kolë Gjeto
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Prosek të Mirditës, më 18 maj 1920. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 24 dhjetor 1992 vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike në vitin 1945. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 7-8.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]