(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 5 shkurt 1946, në Prosek të Rrëshenit. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Rubiku (Mirditë) në Prosek, prej 12 mars 1967 deri më 15 mars 1972. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72/1, f. 13-14.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]