(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1908, në Krujë. U arrestua më 2 prill 1948, dhe me vendim nr. 359, datë 25 shtator 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Vdiq në qershor të vitit 1949. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 263.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]