LLESHI Mara
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 prill 1906, në Pukë. Në zbatim të Vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 14, datë 29 korrik 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit për çështje politike nga rrethi i Pukës në rrethin e Lushnjës, prej 15 janarit të vitit 1945 deri më 18 gusht 1948. F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 155-156.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]