LLESHI Martë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 12 janar 1940, në Gjegjan të Pukës. Në zbatim të Vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 16, datë 18 gusht 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit për çështje politike nga rrethi i Mirditës në rrethet e Beratit dhe të Tepelenës, prej 10 dhjetorit të vititit 1946 deri më 20 tetor 1951. F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 159-160.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]