LLESHI Pjetër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1920, në Velë të Lezhës. U arrestua më 8 shtator 1946, dhe me vendim nr. 558, datë 5 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «propagandë dhe arratisje», dhe e dënoi me 1 vit heqje lirie. Me vendim nr. 210, datë 25 prill 1950, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «frunizim të arratisurish» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. (Dënim i kombinuar.) F. 5, Viti 2016, D. 74, f. 113-114.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]