LLOCI Rexhep
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Baldushk, në vitin 1919. Me vendim nr. 272, datë 26 nëntor 1951, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor si «furnizues të kriminelëve» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie (me punë të detyruar). U arrestua sërish më 1976, dhe me vendim nr. 270, datë 7 maj 1976, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «fyerje të përfaqësuesit të pushtetit» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 16-17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]