(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Arsimtar. Lindi në fshatin Peshtan të Tepelenës, në vitin 1896. U diplomua për mësuesi. U arrestua më 1947, dhe me vendim nr. 245, datë 20 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka qenë pjesëtar i grupit të Peshtanit» dhe si «agjent të spiunazhit grek» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për dy vjet kohë. U lirua në vitin 1957. Më 1994, Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen Mësues i Merituar, pas vdekjes. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 24-25.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]