(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik katolik. Lindi më 7 shkurt të vitit 1886, në Shkodër. Filloren e kreu pranë shkollës françeskane të qytetit, të lartën në Grac e Insbruk të Austrisë. Meshën e parë e tha në Romë. Pastaj filloi detyrën si famullitar, fillimisht në Nikaj-Mërtur, pastaj në Hot, Bizë e Vlorë. Në vitet 1914-1916 mori pjesë në luftimet kundër malazezëve, sidomos në Qafën e Kolçit. Mes viteve 1931-1937 shërbeu si famullitar në Iballë të Pukës, në Palç, në Rapshë e në Vlorë. Më 1941 u dërgua në Pejë, ku më 1946, u arrestua nga UDB-ja. Pas shumë torturash, u pushkatua po këtë vit. Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, “55”, Tiranë, 2007, Vol. I, II, f. 687-688.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit