Luah ha-shana

Luah ha-shana
(hebraisht)

Kalendar. Viti i thjeshtë kalendarik hebraik ka dymbëdhjetë muaj, nga njëzetenëntë apo tridhjetë ditë, kurse në vitet vijuese (me qëllim të barazimit të viteve diellore dhe viteve të thjeshta të kalendarëve hebraikë prej 354 ditëve) shtohet muaji i trembëdhjetë. Këta janë emrat e muajve sipas kalendarit hebraik: 1. Nisan = mars – prill, 2. Ijar = prill – maj, 3. Sivan = maj – qershor, 4. Tamuz = qershor – korrik, 5. Av = korrik – gusht, 6. Elul = gusht – shtator, 7. Tishri = shtator- tetor, 8. Heshvan = tetor- nëntor, 9. Kislev = nëntor – dhjetor, 10. Tevet = dhjetor – janar, 11. Shevat = janar – shkurt, 12. Adar = shkurt – mars, 13. Vedar ose Adar sheni = mars – prill.

Besimi — Judaik

[cite]