(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1888, në Berat. Më 20 korrik 1945, me vendim nr. 1, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi «armik të popullit dhe kriminel lufte» dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtave politike. Më vonë, dënimi iu zbrit në 10 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/1, FL. 23-24.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]