(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Shkrimtar, publicist, botues. Lindi në Tiranë, në vitin 1951. Ende student, u arrestua për ditarin e tij. U dënua me shtatë vjet burg. Gjatë vuajtjes së dënimit, u akuzua si pjesëtar i një grupi pro-Sovjetik dhe u ridënua edhe njëzetë vjet të tjera. Në burg shkroi një ditar dhe një roman në letra cigaresh, të cilat i ruante në shpinë të një fjalori. U lirua më 1991, pra, pas shtatëmbëdhjetë vitesh. Nga koha e lirimit gjer më 1993 punoi si sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Lubonja është botuesi dhe drejtuesi i revistës «Përpjekja», të cilën e themeloi në vitin 1994. Në vitin 1997 u zgjodh lider i Forumit për Demokraci. Më 2004, Organizata e Mediave të Europës Jug-Lindore, i akordoi Çmimin për Bashkëpunimin e Ndërsjelltë në Europën Jug-Lindore. Vepra: Në vitin e shtatëmbëdhjetë, 1994; Ploja e mbrame, 1994; Ridënimi, 1996; Liri e kërcënuar, 1999; Trashëgimia kulturore e Shqipërisë në rrezik (bashkëautor), 1999. Bernard A. Cook (2001). “Lubonja, Fatos”. In Bernard A. Cook. Europe since 1945: An Encyclopedia 2. Garland Publishing. p. 797. “Arts and Culture Program”. Open Society Foundation. Retrieved 3 May 2015; “Fatos Lubonja”. Words without Borders. Retrieved 3 May 2015; “Human Rights Award 2004”. SEEMO. Retrieved 3 May 2015; AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45, f. 122-24.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit