LUKA Viktor
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, në Shkodër. Më 28 dhjetor 1950, me vendim nr. 22, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 15 vjet burg. Më 5 prill 1951, me vendim nr. 139, Gjykata e Lartë Ushtarake e ndryshoi vendimin në 10 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67/1, FL. 30-31.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]