(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1919, në Gjuraj të Planit të Dukagjinit. Më 19 shtator 1951, me vendim nr. 164, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe për «strehim dhe furnizim të diversantëve» dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67/1, FL. 81-82.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]