LULASHI Gjelosh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ushtarak, djali i bajrajktarit të Shoshit, martir i Kishës. Lindi në Shosh të Dukagjinit, më 2 shtator të vitit 1925. Ishte oficer në spitalin e Shkodrës dhe anëtar i organizatës politike «Bashkimi Shqiptar». U arrestua dhe pushkatua më 4 mars 1946, së bashku me Atë Gjon Shllaku O.F.M. [shih], Atë Giovanni Fausti S.J. [shih] dhe Atë Daniel Dajanin S.J. [shih]. U shpall martir i Kishës nga Papa Françesku në prill të vitit 2016.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]