LUMANI Qerim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Varnë të Sarandës. Më 29 korrik 1961, me vendim nr. 287, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut, duke u dhënë ndihmë bandave të armatosura dhe për agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 69, FL. 35-36.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]