LUMI Agim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1936, në Vlorë. Më 25 shtator 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e kohës së dëbimit nga Kuçova në Peqin, prej 18 tetorit t# vitit 1950 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 43, FL. 56.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]