LUNIKU Zija
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1907, në Elbasan. Më 15 dhjetor 1947, me vendim nr. 493, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatën e Ballit Kombëtar dhe krijimin e komiteteve, për sabotim në zgjedhjet e 2 dhjetorit dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 43, FL. 3-4.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]