LUSHA Mahmut
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1880, në Arras të Dibrës. U internua për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internim-dëbimit nga rrethi i Dibrës në rrethin e Tepelenës, prej janarit të vitit 1951 deri më 24 mars 1954. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 41, FL. 81-82; D. 49, FL. 26-27.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]