LUSHA Xhaferr
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1933, në Arras të Dibrës. U internua për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, komisioni I krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internim-dëbimit nga Dibra në Tepelenë, prej janarit të vitit 1951 deri më janar 1954. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 41, FL. 69-70.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]