LUSHAJ Luk
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1959, në Dajç të Shkodrës. Më 12 mars 1980, me vendim nr. 52, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit» dhe e dënoi me 5 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 16-17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]