LUZI Budin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi me 1932, në Kaninë të Vlorës. U dëbua për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Vlorës në Lubanjë (Vlorë), prej shkurtit të vitit 1967 deri më prill 1972. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44, FL. 105-106.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]