LUZI Rahile
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, në Vlorë. Më 19 maj 1953, me vendim nr. 62, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 65, f. 7-8; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 49.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]