MËRTIRI Vrano
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Lukovë, në vitin 1900. U arrstua më 1 tetor 1947. Me vendim nr. 276, datë 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirkastrës e deklaroi fajtor se «ka zhvilluar veprimtari kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie me punë të detyruar. U arrestua sërish më 23 maj 1955, dhe me vendim nr. 23, datë 22 shtator 1955, Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë. U lirua më 18 shtator 1964. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 58-59.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]