Mëkat i madh
Mëkat vdekatar, i madh, i rëndë, mortar, ku humbet hiri i Zotit, miqësia me Të, ndërsa shkaktohet kur plotësohen këto tri kushte: punë e madhe dhe e rëndësishme; liria e plotë dhe vetëdija e plotë se është i tillë, megjithatë bëhet. Mëkat i vdekjes, me ç’rast humbet mëshira e shugurimit; e kundërta, rasti i mëkatit të vogël po edhe të lehtë, është kur nuk plotësohen këto tri kushte dhe kur njeriu, pa dashje, pa liri, pa vetëdije mëkaton në ndonjë gjë të vogël.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Mëkat i madh" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/m%c3%abkat-i-madh