MËNGJEZI Spiro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Fier, në vitin 1945. Me vendim nr. 4, datë 16 korrik 1953, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje dhe përhapje të sekretit shtetëror» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për dy vjet kohë. Pas lirimit nga u burgu, u dëbua. Me vendim nr. 12, datë 29 maj 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit brenda rrethit të Fierit, prej 1 prillit të vitit 1964 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 25-26; F. 1, V. 2016, D. 60, F. 128-129.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]