MAÇAJ Dom Dedë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik katolik, martir i Kishës. Lindi në Malin e Jushit në Shkodër, më 5 shkurt të vitit 1920. Mësimet e para i mori në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse të lartat për teologji i kreu në Romë. U shugurua meshtar më 19 mars 1944 dhe u emërua zëvendës famullitar i Shkodrës. Pasi shërbeu si meshtar për rreth tre vjet, në vitin 1947 u dërgua për të kryer shërbimin ushtarak në Përmet. Gjatë ushtarisë, 10 mars 1947 u arrestua si spiun i Vatikanit. Pas torturave çnjerëzore, u pushkatua më 28 mars 1947, në Përmet, përpara ushtarëve të regjimentit dhe i shkelur prej fanatikëve, derisa dha shpirt nën këmbët e tyre. U shpall martir i Kishës nga Papa Françesku në prill të vitit 2016. Pjetër Pepa, Si u pushkatua në Përmet meshtari i ri Dom Dedë Maçaj, në «55», 7 shkurt 2006, f. 6; Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, “55”, Tiranë, 2007, Vol. I, II, f. 755.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]