MAÇI Sherif
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 16 dhjetor 1910, në Borsh të Sarandës. Me vendim nr. 272, datë 7 korrik 1949, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor «se ka penguar organet shtetërore në zbulimin dhe kapjen e armikut të popullit Qemal Balili (ish kapiten i Legalitetit) dhe është munduar të ndihmojë këtë dhe Qamil Sefën për t’u arratisur për në Itali», dhe e dënoi me 2 vjet e 10 muaj heqje lirie me punë të detyruar. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 68-69; F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 267-268.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]