Maca
(hebraisht)

Bukë pa tharmë që përdoret ditëve të Festave Bukës pa Tharmë, i cili në gjuhën popullore quhet Pesahom, edhe pse Pesah është dita e katërmbëdhjetë e muajit nisan (mars-prill) si dhe e sakrificës që ai sjell. Buka pa tharmë (bekimi i së cilës është i obligueshëm në ditën e parë të Festave të Bukës pa Tharmë), kanë (ashtu si edhe vetë Festa) karakter ambivalent. Në Librin e dytë të Moisiut 12:39 shkruan: “Dhe prej gjërave që keni marrë prej Misirit ishin pogaçet e pjekura pa kripë, sepse nuk kishit kohë kur ju dëbuan miserlinjtë” (egjiptianët), prej kësaj shihet sipas Tevratit, se bukët pa tharmë hahen në shenjë kujtimi të shpejtësisë, në të cilën u bë premtimi i daljes nga Misiri (Egjipti) do të thotë si simbol i lirisë. Në të njëjtën kohë, në (H)agadë, bukët pa tharmë quhen me emrin “lahma anja” (buka e mjerimit), sepse ajo u përkujton ushqimin e vetëm që e posedonin, përveç rrënjëve, të cilat vetë i kishin nxjerrë gjatë punës së mundimshme në Egjipt, si dhe simbolizon robërinë. Festa e Bukëve pa Tharmë në vetvete simbolizon lirimin nga robëria e kësaj bote, si dhe pranimin e robërisë së Mbretërisë Hyjnore; lirimin nga robëria e njeriut, shoqërisë, historisë e të fuqive që udhëheqin me ato, si dhe orientimin e vetëdijshëm për adhurimin e Zotit, për të cilën Tevrati thotë se është mënyrë e vetme për arritjen e lirisë së vërtetë. Kështu, pra, edhe bukët pa tharmë simbolizojnë të dyja këto gjëra në të njëjtën kohë.

Besimi — Judaik

[cite]