MACAJ Jonuz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1874, në fshatin Brest i Epërm të Dibrës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 26, datë 11 dhjetor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Dibrës në rrethet Berat e Tepelenë, prej datës 3 prill 1947 deri më 1 prill 1952. Vdiq në internim. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 53, f. 115-116.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]