Maceva
(hebraisht)
Monument mbivarror. Maceva apo monumenti mbivarror ndërtohet pas kalimit të tridhjetë ditëve të vitit të parë të vdekjes. Tradita e vendosjes së monumentit mbivarror është e hershme. Shumë monumente të tilla janë ruajtur edhe sot, si për shembull monumenti i mbretit David në Jerusalem, varrezat e paraardhësve në Hebron. Që nga kohët biblike, deri në periudhën kur ngritja e përmendoreve është bërë praktikë e përgjithshme, ka mbisunduar tradita, sipas së cilës mbi varr hidhet një grumbull gurësh, apo pranë varrit të vendoset ndonjë shenjë e qartë apo ndonjë shtyllë. Kjo është bërë për dy shkaqe: që trupi të ruhet prej kafshëve të egra si dhe t’u tërhiqet vëmendja kalimtarëve, në veçanti ko(h)animëve se aty gjenden varrezat. Ashkinazet, sipas rregullit, vendosin monumentet mbivarror vertikalisht, kurse safaridët horizontalisht. Vendi në varr ku varrosen librat e përdorur me tematikë të Tevratit quhen ‘geniza’. Monumenti në genizë zakonisht shënohet me gdhendjen apo vizatimin e librit të hapur. Nuk ka rregull të përgjithshëm sa u përket monumenteve mbivarrore. Në kohën biblike as që kishte monumente mbivarrore. Më vonë janë paraqitur mbishkrimet e shkurtra, si: “Zihrono livraha” (Përkujtimi për të le të jetë lutje), e të ngjashme. Në përmendoret e ashkinazëve zakonisht gjenden shkronjat hebraike “pe” “tet”, të cilat janë anagram i fjalëve “po nikbar” (këtu është varrosur), ose “po temuna” (këtu është strehuar) ose “po temuna” (këtu është e strehuar), ose “pe” “nun”, të cilat janë anagram i fjalëve “po nikbar” (këtu është varrosur), ose “po nikbera” (këtu është e varrosura). Safaridët, si për meshkuj ashtu edhe për femra, vendosin shkronjën “me” “kof”, të cilat janë anagrame të fjalëve “macevet kevura” (varr guri). Në përmendore shkruhen mbishkrime të shkurtra mbivarrore, emri, mbiemri, data e lindjes dhe vdekjes, në të shumtën e rasteve të përcjella me deklarata çifute “Tije nishmato cerura bicror (h)a-hajim” (Le të jetë shpirti i tij me tufën e të gjallëve) ose me anagramin e tij.